Basketboll

TREPÇA E FITON DERBIN E VJETËR NDAJ BASHKIMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Derbi i vjetër i elitës së basketbollit kosovar ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit i zhvilluar sonte, i ka takuar ekipit mitrovicas.

‘Xehtarët’ kanë arritur fitore të madhe ndaj portokallinjëve me shifrat e ngushta 83-77.

Ishte ky një duel mjaftë interesant me periodën e parë që u mbyll baraz (25-25), derisa çereku i dytë i takoi Trepçës që e fitoi ngushtë (23-19) dhe mbylli pjesën e parë me 4 pikë diferencë 48-44.

Në pjesën e dytë vazhdoi loja e ngushtë me Trepçën e cila e fitoi periudhën e tretë poashtu ngushtë (21-19), çereku i fundit u mbyll baraz (14-14) e vendasit e siguruan një fitore mjaftë me vlerë.

Drilon Hajrizi, Rodney Purvis e Ty Cockfield kishin nga 17 pikë secili në fitoren e Trepçës sonte, derisa Mike Edwards shtoi 10 sosh.

Te Bashkimi s’mjaftuan për fitore, Corey Ross me 20 pikë, Julien Lewis me 16 e John Florveus me 14 sosh.

Pas xhiros 26. Trepça vazhdon të mbetet e dyta në tabelë me 44 pikë, 18 fitore e 8 humbje, derisa Bashkimi mbetet në zonën ”play out” me 37 pikë, 10 fitore e 16 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Trepça i shkon Sigal Prishtinës e Bashkimi e zhvillon derbin lokal ndaj Prizrenit 16.

/AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.