PRISHTINA ELIMINOHET NË ÇEREKFINALE TË LIGËS BALLKANIKE
Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina është eliminuar nga garat e sivjetme në Ligën Ballkanike.
Kryeqytetasit e Kosovës humbën duelin e dytë të serisë ndaj Balkan Botevgradit me shifrat e thella 82-63.
Edhe pse e kishin fituar ndeshjen e parë në Prishtinë 85-83, bardhekaltërve ju kushtoi humbja e sotme me eliminim, shkaku i koshdallimit.
Christian Jones ishte enigmë e pazgjidhur për Prishtinën sonte, duke realizuar 27 pikë për fitoren e Ballkanit, derisa u ndihmua edhe nga Derrick Marks me 14 pikë dhe Ahmaad Rorie me 12 e Nikolay Grozev me 11 sosh.
Te Prishtina sonte me lojë të mirë u dalluan, Meriton Ismaili me 16 pikë e Dachon Burke me 10 sosh.
Me këtë humbje, Prishtina e mbylli stinorin e sivjetm në Ligën Ballkanike në çerekfinale dhe s’mundi ta arrijë ”Final Four”-in që ishte qëllim madhor i klubit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.