Basketboll

RAHOVECI – PONTE PRIZRENI  84:65  (2:1)

SUPERLIGA – ÇEREKFINALJA E PLAY OFFIT 

Në një atmosferë fantastike në “Mizahir Isma”, Rahoveci e ka mposhtur Ponte Prizrenin me rezultat 84:65 në ndeshjen e tretë të serisë çerekfinale dhe është kualifikuar në gjysmëfinale të Play Off-it.

Për kalimin historik në gjysmëfinale, për Rahovecin 4 lojtarë realizuan pikë dyshifrore.

Më efikasi edhe njëherë ishte Fredd Richardsoni i cili në këtë ndeshje luajti më double – double, prej 29 pikëve e 11 kërcimeve ndërsa realizoi 5 treshe.

Ne formë të lartë ishte edhe Arian Qollaku i cili në kte duel realizoi 19 pikë e 5 kërcime, ndërsa qendra Andrey Washingon e përmbylli listën e lojtarëve që realizuan pikë dyshifrore me 14 pikë e 8 kërcime.

Loje te shkelqyeshme shfaqi edhe Deshon Minnis I cili realizoi nje double double tejet intresant dhe ishte afër shifrave magjike të Triple – doubleit, por atij i munguan 3 pikë, pasi ndeshjen e përfundoi me 7 pikë të realizuara, kurse dyshifrorin e dyfishtë e realizoi me 11 kërcime dhe hiq më pak se 13 asistime.

Në anën tjetër më efikasi të Ponte Prizreni ishte Malcolm Canada qe pati  16 pikë e 10 kërcime dhe  shtoi dy pesëshe, 5 asistime e 5 topa të vjedhur.

Listën prej tre lojtarëve të Pontes që realizuan pikë dyshifrore e përmbyllen dyshja Elliot Cole e Blend Matoshi të cilët realizuan pikë identike nga 13 secili.

Sa i përket rrjedhës së lojës, çereku i parë i ndeshjes ishte i niveluar dhe rezultati në këtë 10-minutësh u barazua katër herë, së fundmi me këtë 2 pikësh të Canadas për 13 me 13.

Më pas, deri në fund të 10 minutave të para, Rahoveci ndërmorin seri prej 11 me 7 për ta përmbyllur kte pjesë të lojës me rezultat 24:20.

Duhet theksuar se në çerekun e parë pas protestave ndaj gjyqtarëve, Arbnor Rifati u përjashtua nga banka e Ponte Prizrenit dhe më pas ekipin e udhëhoqi Edin Kërveshi.

Në çerekun e dytë Rahoveci e vazhdoi ritmin e lojës së mirë duke përmirësuar edhe më shumë efikasitetin në fazën e sulmit.

Kur në semafor kishin mbetur 3 minuta e 29 sekonda deri në përfundim të pjesës së pare, Arian Qollaku me këto 2 pikë e krijoi epërsinë më të lartë të kesaj pjesëloje 44:29. Deri në fund të 20 minutave të para të ndeshjes, Ponte zbuti pak disavantazhin në 47 me 34.

Në çerekun e tretë loja ishte shumë e balancuar dhe u shënuan vetëm 27 pikë, pasi në momente të caktuara të dyja ekipet bënë shumë gabime në fazën e sulmit.

Në këtë çerek Rahoveci shënoi 14 pikë, kurse Ponte Prizreni 13 dhe pas 30 minutave lojë semafori tregonte +14 për vreshtarët (61:47).

10 minutat e fundit të ndeshjes filluan me seri atomike të Rahovecit prej 14 me 8 dhe kur në semafor kishin mbetur 6 minuta e 26 sekonda deri në fund, Atik Koshi më 3-pikëshin e parë në ndeshje krijoi epërsinë më të lartë të Rahovecit në kte duel,  +20 apo (75:55).

Kjo epërsi e krijuar nga vreshtarët bëri që gjërat deri në fund të thjeshtësohen në maksimum pasi bardh e zinjët nga Prizreni më nuk patën forcë për të tentuar ndonjë rikthim senzacional në rezultat dhe krejt në fund Fis Juniku me kte 3-pikësh vulosi rezultatin përfunduimtar të këtij dueli, Rahoveci 84, Ponte Prizreni 65.

Me kte fitore Rahoveci tashmë është gjysmëfinalist i Play Off-it dhe do të përballet me Golden Eagle Yllin ne duelin e pare gjysmefinal qe zhillohet te marten ne Suhareke.

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.