Basketboll

MBLEDHET BORDI I FBK-SË, MORI KËTO VENDIME

Prishtinë(AsistiOnline) – Faqja zyrtare e Federatës së Basketbollit të Kosovës ka njoftuar sot se bordi i kësaj të fundit ka mbajtur një mbledhje gjatë javës së kaluar, konkretisht më 05.05.2022 në Prishtinë.

Në këtë mbledhje thuhet se bordi i FBK-së, ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar dhe ndër të tjera ka marrë disa vendime të cilat janë si në vijim:

  1. I ka miratuar raportet e punës dhe ato financiare të muajit prill.
  2. E ka miratuar nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me kompaninë Sportradar.
  3. I ka emëruar (pjesërisht) udhëheqësit e delegacioneve të ekipeve nacionale të Kosovës që këtë verë do të marrin pjesë në FIBA Kampionate Evropiane.
  4. E ka themeluar Grupin e Punës që do të punojë në hartimin e kritereve për licencim për edicionin 2022/23. Grupi përbëhet nga Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, anëtarja e Bordit, Teuta Abdullahu, anëtarët Leart Hoxha e Egzon Fetiu dhe Drejtori Teknik në FBK, Arben Krasniqi.

Në fund të njoftimit, thuhet se vendimet hyjnë në fuqi në ditën e miratimit të tyre. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.