Eksskluzive: Shane Larkin luan në ”Final Four” të Euroligës, lëndimi i tij nuk paraqet rrezik
Prishtinë(AsistiOnline) – Shane Larkin do të luajë në ”Final Four” të Euroligës, sepse lëndimi i tij nuk është serioz.
Kështu i ka thënë AsistitOnline ekskluzivisht, burimi i afërt me gjigantin e basketbollit turk dhe evropian, Anadolu Efes.
Super-ylli i Anadolu Efesit u lëndua dje në ndeshjen e parë të ekipit në ”play off” të ligës turke, duke lënë parketin e lojës para fundit të rregullt dhe i gjithë ekipi u shqetësua, por e gjithë kjo duket se tashmë është pjesë e kaluar.
Burimi ekskluziv i ka thënë AsistitOnline se pas ekzaminimeve mjekësore të bëra sot, është vërtetuar se lëndimi i Larkin fatmirësisht nuk është serioz dhe se ai pritet të jetë 100% i gatshëm për spektaklin e Euroligës.
Efesi dje e filloi serinë çerekfinale të elitës turke me fitore të thellë ndaj Pinar Karsiyakas 90:66, duke i lënë pak shpresa ekipit nga Izmiri se në të ardhmen mund të bëjë diçka më shumë.
Final Four i Euroligës do të zhvillohet më datat 19-21 maj në Beograd.
Larkin këtë sezon të Euroligës ka pasur mesatare prej 14.6 pikëve, 5.3 asistimeve e 3 kërcimeve për ndeshje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.