Basketboll

SKUADRA SHQIPTARE – ÇAIR 2030 INKUADROHET NË SUPERLIGËN MAQEDONASE

Prishtinë(AsistiOnline) – Një lajm i mirë na vije sonte nga shteti fqinj, Maqedonia Veriore atje ku skuadra shqiptare e ”Çairit 2030” ka arritur Superligën e këtij shteti.

Pas fitores së sontme ndaj Vardarit 85-61, ekipi shqiptar bëhet ekipi i parë që arrin elitën e shtetit fqinj, derisa edhe Vardari si nën-kampion do të inkuadrohet aty.

Vlen të ceket se nga dueli final, por edhe nga tërë stinori, lojtari kryesor i Çairit këtë edicion ka qenë Meti Thaçi, i biri i legjendës shqiptare të basketbollit, Muhamed-Mujo Thaçi, derisa nuk bën të harrohen edhe lojtarët e tjerë ku që të gjithë dhanë kontribur të çmuar.

Derisa skuadra shqiptare sivjet zhvilloi një edicion historik që nga themelimi dhe e arriti për herë të parë elitën.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.