SFIDA E PARË E ‘’PLAY OUT’’-IT, LUHET SONTE
Prishtinë (AsistiOnline) – Sonte luhet sfida e parë e ‘’Play Out’’-it për ta siguruar elitën e basketbollit kosovar për stinorin e ri.
Vëllaznimi dhe Lipjani janë ekipet që do të ndeshen në këtë seri që do të luhet me dy ndeshje. Ekipi që arrin koshaverazh më të mirë në të dyja ndeshjet, qëndron ose inkuadrohet në Superligë. Ndeshja e parë luhet në Gjakovë, ndërsa e dyta në Lipjan.
Vëllaznimi humbi në finale të Ligës së parë nga Feronikeli dhe kaloi në këtë fazë. Ndërsa, Lipjani i duhet të luajë këtu, shkaku që përfundoi në stinorin e rregullt në pozitën e parafundit.
Ndeshja e sontme nis në ora, 19:00 dhe luhet në ‘’Shani Nushi’’ të Gjakovës.
Komentet janë të mbyllura.