Basketboll

ZYRTARE: PËRFAQËSUESJA E KOSOVËS, BËHET ME SHTËPI TË RE

Prishtinë (AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës në Basketboll, tash e tutje do të ndërrojë vendin ku do ti zhvillojë ndeshjet e ndryshme të saj.

Lajmin për media e ka konfirmuar vetë, sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit Kosovar, Elvira Dushku.

’’Kosova nga tash ndeshjet e saj do ti zhvillojë në Palestrën moderne ‘’Mizahir Isma’’ në Rahovec, realisht kanë mbetur edhe disa detaje. Si p.s ndërrimi i semaforëve, sepse këta aktualë nuk plotësojnë disa prej kritereve të FIBA-së, por jemi marrë vesh me klubin e Rahovecit dhe Komunën dhe shumë shpejtë edhe këto detaje do të përfundojnë dhe Kosova do të zhvendoset atje’’, theksoi Dushku.

Kosova gjatë verës do të luajë në para-kualifikime për Eurobasket 2021, ndaj Luksemburgut dhe Britanisë së Madhe.

 

 

Komentet janë të mbyllura.