Basketboll

ANADOLU EFESI ARRIN FINALEN E DYTË RRESHT NË EUROLIGË

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampioni aktual i Euroligës, Anadolu Efesi e ka arritur finalen e dytë rresht në Euroligë.

Gjiganti i basketbollit turk dhe evropian arriti të mposhtë Olympiacosin me treshen në sekondën e fundit nga Vasilije Micic 74-77, për të kaluar në finale.

Ishte ky një super-duel gjysmëfinal ku herë njëri e herë tjetri ekip e merrte avantazhin, por në momentet deçizive, lojtarët e Efesit treguan pse janë kampionë aktualë dhe shënuan fitore.

Shane Larkin me 21 pikë, Elyjah Bryant me 16, Vasilije Micic me 15 dhe Bryan Dunston me 12 sosh, ishin katër individët që shënuan pikë dyshifrore te Efesi sot.

Derisa te Olympiacosi ishin të pamjaftueshëm për fitore, Shaquielle Mckissic me 12 pikë e Tyler Dorsey me 11 sosh.

Kjo fitore e dërgoi Anadolu Efesin në finale të Euroligës, atje ku do të ndeshet me fituesin e sfidës, Barcelona – Real Madrid.

Ndërsa, Olympiacosi do të luajë ndeshjen për vendin e tretë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.