Basketboll

REAL MADRIDI FINALISTI I DYTË I EUROLIGËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Real Madridi është finalisti i dytë Euroligës për stinorin 2021/22.

Skuadra spanjolle e fitoi El Clasicon e basketbollit me Barcelonën me rezultatin e ngushtë 83-86, por shumë të vlefshëm për të arritur objektivin e parë në ”Final Four”.

Fabien Causeur e Guerschon Yabusele me nga 18 pikë e Sergio Llull me 15 sosh, ishin treshja e lojtarëve që u veçuan te madrilenët sonte.

Te Barça s’mjaftuan assesi për fitore, Nikola Mirotiq me 26 pikë e 12 kërcime e Nicolas Laprovittola me 17 pikë.

Në finalen e madhe të Euroligës e cila zhvillohet të dielën, takohen Anadolu Efesi dhe Real Madridi.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.