Prishtinë(AsistiOnline) – Teuta e Durrësit është shpallur kampione e Shqipërisë për vitin e dytë me radhë.
Ekipi bregdetar nga Durrësi e ka fituar duelin e katërt të serisë finale ndaj Vllaznisë së Shkodrës 53-68, për të fituar titullin e dytë rresht në kampionatin shqiptar.
Durrsakët triumfuan ndaj shkodranëve në seri të përgjithshme 1-3, derisa në gjysmëfinale kishin mposhtur Kamzën.
Teuta sivjet luajti edhe në ”Final Four” të Ligës Unike mes ekipeve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë, por u eliminua në gjysmëfinale nga Golden Eagle Ylli.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.