(VIDEO – LAJM) ASISTI 497: ANALIZË E FINALES FANTASTIKE ME KAPITENËT E TREPÇËS DHE YLLIT
VALDRIN HAXHIU DHE GËZIM MORINA FLASIN PËR FINALET 2 – 3 DHE E PARASHIKOJNË TË KATËRTËN
ASISTI 497 sjell analizën e detajuar të ndeshjeve dy dhe tre të serisë finale ku Golden Eagle Ylli dhe Trepça, secila fitoi si mysafire, therandasit në Minatori dhe mitrovicasit në ndeshjen “të jesh apo të mos jesh” në 13 Qershori.
Por, para se gjithash ASISTIN e nisim me atmosferat fantastike basketbollistike, fillimisht në Mitrovicë ku të enjten e kaluar ishim dëshmitar të një ngjarje fenomenale dhe një ambienti jashtëzakonisht të bukur të krijuar në Minatori i cili la në plan të dytë rëndësinë e luftës për trofe. Ajo që e pamë të enjten mbrëma në Mitrovicë ishte diçka që nuk e kujtojmë në seritë finale të basketbollit të Kosovës.
Ndoshta, gjatë pjesës së rregullt mund të ketë ndodhur një ambient i tillë por në finale ku rëndësia e ndeshjeve është e madhe nuk e kujtojmë një gjë të tillë.
Përveç atmosferës fantastike në Minatori patjetër duhet theksuar edhe organizimin në Therandë, ku ndeshja e dytë finale e zhvilluar në Minatori u përcoll në mënyrë të organizuar me projeksion publik për tifozët e Yllit të cilët për shkak të kufizimit të udhëtimit të shikuesve mysafirë në mënyrë të organizuar u tubuan para Palestrës
Pas një ndeshje të shkëlqyeshme të Yllit në Mitrovicë të enjten me ç’rast therandasit ishin vetëm një hap larg ta mbrojnë titullin e kampionit duke avancuar me 2-0 në serinë finale, të dielën në Therandë u zhvillua ndeshja me karakter “të jesh apo të mos jesh” ku Trepça nuk kishte mundësi për të përmirësuar një gabim eventual.
Kur kishin mbetur më pak se 6 minuta lojë dhe mitrovicasit kishin minus 9 pikë, në skenë doli tandemi Drilon Hajrizi dhe Amin Hot që mori përgjegjësin dhe udhëhoqi mitrovicasit drejt rikthimit sensacional dhe ngushtimit të rezultatit në 2:1 duke e quar serinë në ndeshjen e katërt. Në vazhdim, analiza komplete e dy ndeshjeve finale.
Kënaquni me basketboll fantastik.
Adhurues të basketbollit është kjo një seri finale e jashtëzakonshme dramatike dhe me atsmoferë të mrekullueshme që do të mbahet gjatë në mend kurse në ASISTIN 497 mysafirë ishin dy kapitenët, Valdrin Haxhiu i Trepçës dhe Gëzim Morina i Golden Eagle Yllit. Të cilët vetëm 24 orë pas duelit në Therandë ishin ekskluzivisht në studio të ASISTIT për të komentuar dy ndeshjet që i pamë dhe parashikuar ndeshjen e katërt që zhvillohet të enjten në Mitrovicë. Se si i vlerësuan ata dy ndeshjet paraprake? Cilat ishin pikat e forta dhe të dobëta? Pse po shënohen kaq pak pikë? Kush dhe çka mendon për finalen e katërt? Këtë mund ta shikoni në vazhdim në videon 3 në bisedën tejet analitike dhe shumë simpatike, ku në momentet edhe me humor, Valdrini dhe Gëzsimi e ngucin njëri tjetrin.
Shikim të këndshëm dhe kënaquni.
Krejt në fund, për ta përmbyll analizën e ndeshjeve 2 dhe 3 të serisë finale të Play Offit të Artmotion Superligës, ASISTI sjell edhe Pesëshen dhe MVP-në e Javës . Cilët janë ata ta shohim në vazhdim?
Rrugëtimin nëpër parketet ndërkombëtare e fillojmë me bllokun shumë të dashur për gjithë ne: Shqiptarët në Botë. Këtë javë lajmi fantastik vjen nga Holanda ku Edon Maxhuni u shpall kampion me skuadrën e tij Den Bosch dhe Edoni ishte hero i skuadrës në seri finale dhe atë në edicionin e tij të parë për skuadrën e Heronjve të Hagës të cilëve u solli titullin e 17 në histori. Den Bosch herres nga Haga, janë skuadra më e suksesshme e gjitha kohëve në Holandë kurse Edoni me numër 7 e ktheu titullin kampion tek Den Boshi pas 7 viteve. Ekskluzivisht për ASIST , pas shpalljes kampion, flet Edon Maxhuni. Se çka tha për këtë edicion dhe cilat janë planet e tij, ta dëgjojmë në vazhdim…
Nga Edoni, bllokun e lajmeve ndërkombëtare e vazhdojmë duke fluturuar përtej Oqeanit Atlantik në NBA ku tashmë u caktuan ekipet e finales së madhe. Nga 30 ekipe kanë mbetur vetëm dy që do të luftojnë për unazën e artë 2022. Kampionët e Perendimit, Golden State Uorriors do të luftojnë për titullin e 7 në histori me çka do t’ia kalonin Chicago Bullsave që kanë gjithashtu 6 tituj kurse rivalët e tyre, kampionët e Lindjes sivjet janë Boston Celtics, 17 herë kampionët e NBA që e mbajnë rekordin me LA Lakersat. Bostoni sivjet ka rastin që përsëri të marr primatin si skuadra më e mirë e gjitha kohëve, nëse e fiton titullin e 18.
Si kaloi java e kaluar dhe cilat janë lajmet më interesante, këtë do ta shohim në kuadër të bllokut NBA në ASIST
Krejt në fund, ASISTI 497 sjell TOP 10 aksionet fenomenale të javës së kaluar. Shikim të këndshëm dhe kënaquni me bukuri basketbollistike fantastike. Natyrisht deri në ASIST498: ZEMRAT TUAJA LE T’I NGROH DASHURIA E VËRTET PËR BASKETBOLL.
Komentet janë të mbyllura.