Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra shqiptare e Shkupit në Maqedoninë e Veriut, vazhdon të sjellë risi në basketbollin e atjeshëm sa i përket komunitetit tonë.
Klubi që drejtohet nga ish-basketbollisti i spikatur shqiptar, Enver Miftari, prej vitesh vazhdon të sjellë jo vetë lojtarë/e, por edhe trajnerë perspektivë të basketbollit për të ardhmen.
Së fundmi nga Federata e Basketbollit të Maqedonisë, tre trajnerë të ekipit shkupjan janë ftuar për grupmoshat e reja maqedonase në cilësinë e ndihmës-trajnerëve.
Bëhet fjalë për dy femra dhe një mashkull.
Era Pajaziti është emëruar ndihmës-trajnere te ekipi i vajave U18, Rina Saliu, ndihmës-trajnere te ekipi i vajzave U12, ndërsa edhe Faik Miftari është emëruar ndihmës-trajner te ekipi i djemve U12.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.