Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli është shpallur kampion i Kosovës për vitin e dytë me radhë.
Skuadra therandase ka arritur të triumfojë në duelin e katërt të serisë finale ndaj Trepçës me rezultatin përfundimtar 64-70.
Kjo ndeshje ashtu sikurse edhe e tërë seria, ishte shumë interesante me Yllin që sonte e nisi më mirë duke e fituar çerekun e parë 18-22, derisa i dyti i takoi ngushtë ekipit vendas 17-16 e pjesa e parë u mbyll poashtu ngushtë në favorin e Yllit 35-38.
Në pjesën e dytë, Trepça e fitoi ngushtë çerekun e tretë 16-13 dhe 10 minutat e fundit nisën baraz (51-51), lojë e ngushtë u zhvillua edhe në periodën e fundit, por në momentet vendimtare, sidomos me treshen e Erjon Kastratit, Ylli u shkëput dhe e fitoi ndeshjen me rëndësi madhore.
Kjo fitore dhe seria e përgjithshme prej 3-1 i dha sonte Yllit, titullin e kampionit të Kosovës për vitin e dytë me radhë e Trepça që u rikthye në një finale pas 10 viteve, mbetet si nën-kampione.
Te Ylli në këtë fitore sonte kontribuan, Erjon Kastrati me 21 pikë, Mikaile Tmusiq me 16, Dajuan Graf me 15 dhe Gëzim Morina me 11 pikë.
Te Trepça ishin të pamjaftueshëm për fitore, Andrew Gordon me 17 pikë e 12 kërcime dhe Rodney Purvis me 14 pikë.
Me këtë sfidë dhe me datën 2 qershor, mbyllet stinori i elitës së basketbollit kosovar (2021/22), si një prej edicioneve më interesante në vitet e fundit e vitin tjetër pritet të jetë edhe më zjarrtë si duket.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.