Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës 3×3 në konkurencën e femrave e ka nisur me humbje garën ndërkombëtare, FIBA Europe Cup.
Ekipi kosovar në përbërje, Arbnore Përçuku, Irma Konjusha, Saranda Daci dhe Etna Rexhepi, pësuan në duelin e parë nga Irlanda.
Irlandezet i mposhtën ngushtë vashat tona me rezultatin final 16-13.
Duelin e dytë, vashat e Kosovës e zhvillojnë poashtu sot ndaj Andorrës me fillim nga ora 16:05.
Fituesit e grupeve plasohen në gjysmëfinale, ekipet që përfundojnë 2 dhe 3 në grupe, zhvillojnë edhe një eliminatore për gjysmëfinale. Vetëm kampioni i turneut e fiton të drejtën për FIBA Europe Cup.
Vashat e Kosovës janë në grup me Irlandën dhe Andorrën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.