Basketboll

VIDEO – LAJM: 29 VITE NGA VDEKJA TRAGJIKE E MOCARTIT TË BASKETBOLLIT EVROPIAN  

RETRO ASISTI NË KUJTIM TË DRAZHEN PETROVIQIT

Adhurues të basketbollit, para 19 viteve ASISTI në këtë datë ia kishte dedikuar një emision special Drazhen Petroviqit, basketbollistit më të madh të gjitha kohëve në Evropë dhe Botë, sa i përket basketbollit amator si konsiderohej basketbolli evropian e botëror që nuk luhej në NBA (profesionist).

Në qershor të 2003-tës, ASISTI me emision special ka kujtuar Mocartin e basketbollit botëror i cili nuk arriti ta përfundon simfoninë e tij më të madhe, atë të NBA.

Me 7 qershor të vitit 1993, në ora 17 e 20 minuta, në afërsi të  vendit Denkendorf në Gjermani, në fatkeqësi të komunikacionit, vdiq Drazhen Petroviqi.

Drazheni ishte pishtar i basketbollit modern në Evropë dhe promovues i stilit të ri në basketboll. Ai vendosi standarde të reja me basketbolli  përplot entuziazëm dhe lëvizje spektakulare, duke e ngrit nivelin e lojës deri aty ku askush para tij nuk e kishte ngritur.

Drazheni ishte udhërrëfyes për shumë basketbollist të rinj evropian që nuk kishin guxim as të mendonin ta shkelin tokën e premtuar basketbollistike, atë të NBA.

Për dekada me radhë, NBA ishte tabu dhe ëndër e parealizueshme për basketbollistët evropian por, Drazheni e theu këtë tabu. Ai ishte evropiani i vetëm që pati guxim të hyj në duel direkt me Lartajrësin e Tij , Michael Jordan.

Pa frik dhe respekt për më të madhin e gjitha kohëve, Michael Jordanin,  ai e sfidoi në duel direkt duke filluar nga Olimapida e Barcelonës’92 kur Kroacia fitoi medaljen e argjendtë olimpike e cila pati shkëlqim të artë sepse në finale u përball me yjet e Dream Team-it origjinal me emrat ndër më të mëdhenj në historinë e kësaj loje: Michael Jordan dhe Scottie Pippen , Magic Johnson, Larry Bird, David “Admirali” Robinson, Patrick Ewing, Clyde “The Glyde” Drexler, tandemi legjendar i Utah Jazz: Karl Malon e John Stockton dhe “monstruozi” Charles Barkley

Shembulli i Drazhenit iu dha kurajë dhe forcë shumë basketbollistëve të rinj të talentuar evropian që të ecin përtej Oqeanit Atlantik në ligën më të fortë në planetë dhe të sprovohen me ata për të cilët mendohej se janë të paarritshëm .

Ai ishte djalosh i jashtëzakonshëm dhe hyri në histori të basketbollit botëror duke thyer të gjitha barrierat e mundshme dhe duke dëshmuar se si duhet ecur drejtë suksesit.

Drazhen Petroviq ishte njeri i madh, idhull i dhjeta miliona adhuruesve të basketbollit, sidomos atyre të rinj evropian.

Edhe kur i bënte kundërshtarët të çmenden nga pamundësia për ta ndalur, ata i duartrokitnin mjeshtrit të lojës mes dy koshave.

Adhurues të basketbollit, sot me rastin e 19 vjetorit të vdekjes së tij tragjike, ASISTONILINE kujton dhe nderon njërin prej magjistarëve më të mëdhenj të basketbollit evropian dhe botëror të gjitha kohëve, Drazhen “Mocart” Petroviqin.

 SHIKIM TË KËNDSHËM !

 

 

Komentet janë të mbyllura.