Prishtinë(AsistiOnline) – Një merkato e çmendur për edicionin e ardhshëm ka nisur të zhvillohet në basketbollin e Kosovës, ende pa u mbyllur mirë stinori 2021/22.
AsistiOnline.com si zakonisht po raporton ekskluzivisht për të gjitha lëvizjet e mundshme të lojtarëve dhe për t’ju servuar më të mirën lexuesve të vet.
Sipas informacioneve të fundit që posedojmë, një garë tejet e fortë po zhvillohet së fundmi mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit për shërbimet e qendrës së fuqishme vendore, Lis Shoshi.
Burimet i kanë thënë AsistitOnline se Lisi fillimisht ishte goxha afër marrëveshjes me kampionin aktual, Yllin, por që tashmë në garë është futur fuqishëm edhe skuadra e vendlindjes, Peja dhe gjërat mund edhe të lëvizin në kahjen e kundërt.
Natyrisht që nuk përjashtohet ndonjë mundësi dhe befasi tjetër, që Lisin ta shohim edhe duke u prezantuar tek ndonjë skuadër tjetër, por për momentin në ‘pole position’ për shërbimet e tij janë, Ylli dhe Peja.
AsistiOnline.com do të vazhdojë t’ju mbajë të informuar për zhvillimet që ndërlidhen me Lisin, Pejën dhe Yllin, por edhe klubet e tjera të basketbollit kosovar dhe më gjerë…
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.