ASISTI 499 MË EKSKLUZIVI DHE MË I PASURI NË DEKADËN E FUNDIT
EKSKLUZIVE : Kryetarët e klubeve elitare flasin për edicionin e ardhshëm dhe transferet aktuale? A do të garoj Golden Eagle Ylli në Champions League ?
Edicioni fenomenal i Artmotion Superligës përfundoi me shpalljen e Golden Eagle Yllit kampion dhe mbrojtjen e titullit. Stinori 2021/22 i basketbollit kosovar përfundoi por kohë për pushim nuk ka sepse klubet menjëherë kanë filluar të përgatiten për edicionin e ri.
Çka ka të re nëpër klube? Cilët do të jenë trajnerët për edicionin e ardhshëm, a do të mbeten ata të vjetrit apo do të ketë ndryshime? Cilët lojtarë mbeten dhe cilat do të jenë përforcimet e para të skuadrave të Artmotion Superligës? A do të ketë dyndje të madhe të lojtarëve vendor nga skuadra në skuadër, në edicion e ardhshëm?
Gjitha këto dhe shumë më tepër do të na i tregojnë mysafirët special në ASISTIN 499
Vullnet Sefaja(kryetar i Trepçës), Fatmir Gashi (kryetar i Pejës), Burim Maraj (kryetar i Sigal Prishtinës), Artan Kurti (drejtor i Bashkimit), Arbnor Rifati (menaxher i Prizrenit 16); Alban Rama (kryetar i Rahovecit) dhe Ideal Bakija (kryetar i Vëllaznimit).
Ekskluzive në ASIST gjithashtu do të jetë biseda me nënkryetarin e Golden Eagle Yllit, Lindrit Palushin dhe drejtorin sportiv Egzon Fetiun të cilët do ta heqin dilemën e shumë përfolur: a do të marr pjesë kampioni i Kosovës në Champions League?
Për më tepër, Palushi dhe Fetiu do të na tregojnë se cilat janë transferet më të reja tek kampioni aktual i cili ka filluar planifikimet për edicionin e ardhshëm që po vjen me ambicie të reja?
Por as kjo nuk është e tëra sa i përket intervistave ekskluzive pasi sonte në ASIST vjen Edon Maxhuni, shqiptari më i suksesshëm në basketbollin evropian gjatë stinorit 2021/22.
Edoni ishte ndër lojtarët kryesor për mos të thënë kryesori që ekipit Den Bosch Heroes nga Haga ia ktheu titullin pas shtatë viteve. Ekskluzivisht për ASIST ai flet për stinorin që shkoi, kualifikimet për Botëror që tash në qershor i zhvillon me Finladën kudër Suedisë dhe Kroacisë, si dhe pjesëmarrjen në Eurobasketin 2022 me çka bëhet shqiptari i tretë pas Ermal Kuqos dhe Dardan Berishës që luan në kampionate evropiane. Lidhur me vazhdimin e karrierës në klub, a do të qëndroj Edoni në Den Bosch apo do t’i përgjigjet ftesave të shumta nga skuadrat e njohura evropiane, këtë do ta mësoni sonte në ASISTIN 499?
Përmbyllja e edicionit 2021/22 do të bëhet me tri rubrika shumë speciale.
Fillimisht do ta shohim se si kanë votuar trajnerët e Artmotion Superligës për Pesëshen e Vitit dhe kush doli MVP sipas mendimit të trajnerëve të elitës së basketbollit kosovar?
Krejt në fund, fjalën do ta kenë shikuesit e ASISTIT në Artmotion dhe Klan Kosova të cilët kanë votuar për përzgjedhjen e Pesëshes së Vitit, MVP-s dhe Trajnerit të Vitit sipas publikut. Cilat janë rezultatet dhe më të mirët e këtij stinori sipas publikut, këtë do ta shohim sonte nga ora 21 në Sport1 në Artmotion dhe 20 minuta pasmesnate në Klan Kosova në kuadër të ASISTIT 499 i cili do të jetë një ndër episodet më të veçanta dhe më të pasura në dekadën e fundit.
Shikojeni gjithsesi!
Komentet janë të mbyllura.