Basketboll

EKSKLUZIVE: ADIS BEQIRAGIQ MERR DREJTIMIN E KOMBËTARES SË BOSNJE HERCEGOVINËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri nga Bosnja që po shkëlqen në Kosovë, Adis Beqiragiq ka marrë drejtimin e ekipit kombëtar të vendlindjes.

AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht se boshnjaku që ka edhe nënshtetësi turke, është emëruar selektor i Bosnje Hercegovinës, pas dorëheqjes së trajnerit të deritanishëm, Vedran Bosniq.

Burimet e AsistiOnline.com kanë konfirmuar poashtu se Beqiragiq do të udhëheq të njejtën kohë edhe klub, por edhe me ekipin kombëtar, derisa zyrtarisht e ardhmja e tij nuk është konfirmuar ende, pritet që ai të mbetet tek Ylli.

Të kujtojmë se Beqiragiq ka lindur më 18 qershor 1970 në Sarajevë të Bosnjes. Si lojtar, ai ishte poashtu anëtar i kombëtares së madhe të BiH që i solli aq shumë gëzim kombit të tyre në vitet 1990, luajti në një ekip me gjeneratën e Markoviç, Avdiq, Firic, karrierën e tij si lojtari e filloi në Bosnje, suksesin më të madh si lojtar e kishte në fanellën e klubit të Ulkerit, me të cilën ishte kampion i Turqisë dhe luajti në Euroligë.

Në karrierën si trajner, Beqiragiq drejtoi klubet turke si: Darussafaku, Gaziantep, Konyaspor, Kepez, Petkim dhe Usak, gjersa për vite me radhë ishte krah i djathtë i Bosho Tanjeviqit në shtabin profesional të kombëtares turke.

Në të kaluarën, Beqiragiq ka qenë edhe selektor i Irakut, ndërsa në dy sezonet e fundit ka fituar kampionatin e Kosovës me ekipin Golden Eagle Ylli të cilëve ju solli trofetë e parë në histori të klubit.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.