Prishtinë(AsistiOnline) – Adis Beqiragiq sot u zyrtarizua si selektor i ri i Bosnje Hercegovinës.
Menjëherë pas marrjes së postit të ri, AsistiOnline.com kontaktoi me trajnerin boshnjak për t’i uruar detyrën e re, gjersa ju shtrua edhe pyetja se çfarë do të ndodhë me relacionet e tij në raport me klubin e Yllit me të cilin sivjet u shpall, përsëri kampion i Kosovës.
Beqiragiq u përgjgij shkurtë dhe qartë, ”po do të vazhdoj edhe me klubin e Yllit”.
Të kujtojmë se Beqiragiq i solli plotë katër trofe (të parët në histori), klubit të Yllit për më pak se një vit e gjysmë kalendarik dhe me plotë bindje mund të thuhet se ai tashmë u shëndërrua në një legjendë te klubi therandas.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.