Basketboll

TRAJNERI I RI SHQIPTAR NGA SHKUPI, PJESËMARRËS NË SEMINARIN E MADH TË BASKETBOLLIT TURK

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme u mbyll një seminar prestigjioz i basketbollit në Turqi, që zgjati tre ditë dhe ku morën pjesë plotë 1400 trajnerë kryesisht të rinjë.

Në këtë seminar prestigjioz i cili u përcoll nga një numër i jashtëzakonshëm i madh i trajnerëve perspektivë, ishte pjesëmarrës edhe një trajner shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Erkam Ismaili.

Plotë 5 panelistë ligjëruan në këtë seminar, Kostas CHATZICHRISTOS – Shef i Performancës së Kombëtares së Greqisë tek meshkujt, Ahmet ÇAKI – Anëtar i Bordit Arsimor të Federatës së Turqisë, Erdem CAN – Ish-ndihmës trajner në NBA dhe tash kryetrajneri i Türk Telekom në Ankara, Erhan ERNAK – Kryetrajneri i Bahçeşehir Koleji në Stamboll, Dushko SAVANOVIQ – Ish-lojtar i Kombëtares Serbe për meshkuj dhe Dushan ALIMPIJEVIQ – Kryetrajneri i Frutti Extra Bursaspor.

24 vjeçari nga Shkupi, Erkam Ismaili para 10 ditëve ka diplomuar në degën, trajner i basketbollit pikërisht në shtetin e Turqisë në një prej institucioneve arsimore atje dhe brenda muajit, do ta marrë licencën B nga 5 licenca të mundshme, që ka Federata e Basketbollit të Turqisë.

Sigurisht që kjo është një arritje e konsiderueshme për trajnerin e ri shqiptar, që qysh në moshë të re të pajiset me një licencë të tillë e cila ka peshë të madhe.

Urojmë dhe besojmë që Erkami të mos jetë trajneri i fundit që e fiton një mundësi të tillë, për ngritje në karrierë, por të kemi shqiptarë nga të gjitha trevat e poashtu ftojmë edhe Federatën e Basketbollit të Kosovës, që të organizojë sa më shumë seminare të tilla që shërbejnë për aftësimin, ngritjen dhe profesionalizmin e trajnerëve.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.