Basketboll

REFERI SHQIPTAR SOT NDAU DREJTËSINË NË DUELIN QË PËRCAKTOI KAMPIONIN E GJERMANISË

Prishtinë(AsistiOnline) – Pak minuta më parë, Alba e Berlinit e fitoi titullin e kampionit të Gjermanisë, për vitin e tretë me radhë.

Skuadra nga kryeqyteti gjerman, arriti ta mposht në duelin e katërt të serisë finale, Bayernin e Mynihut me shifrat e përgjithshme 81-96 dhe kështu u shpall kampione e Gjermanisë.

Në këtë sfidë në treshen e gjyqtarëve që gjykoi ndeshjen, ishte i deleguar edhe referi nga Shqipëria, Gentian Cici dhe padyshim që kjo është një arritje e madhe për të, por në përgjithësi edhe për basketbollin shqiptar, pasiqë liga e Gjermanisë viteve të fundit është e inkorporuar në top-5 ligat më të forta evropiane dhe dy ekipet që luajtën në finale, garojnë pothuajse rregullisht edhe në Euroligë.

Të kujtojmë se gjyqtarët nga Shqipëria prej vitesh referojnë në nivele të mëdha evropiane, ku vlen të përmendet, Ervin Koçi që sivjet ndau drejtësinë në disa ndeshje të kompeticionit të dytë më të madh në Evropë për klube, Eurocup.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.