Prishtinë(AsistiOnline) – Erjon Kastrati dhe Mikaile Tmusiq janë dy lojtarët më të përfolur momentalisht në merkaton e basketbollit kosovar.
AsistiOnline.com ka mësuar se dyshja që ishin prej lojtarëve më të dalluar te Ylli në mbrojtjen e titullit të kampionit këtë stinor, tashmë janë vërshuar nga ofertat.
Kastrati përpos kërkesës së vazhdimit të bashkëpunimit me Yllin, mësohet se është ofertuar nga dy ekipe kosovare, ashtu sikurse Mikaile Tmusiq, gjersa ky i fundit ka një ofertë të majme edhe jashtë vendit.
Emrat e klubeve që kanë ofertuar Kastratin dhe Tmusiqin, nuk do të përmenden për hir të korrektësisë ndaj palëve të përfshira në bisedime.
Ajo që mund të thuhet dhe që tashmë është e ditur, Kastrati e Tmusiq, aq sa ka gjasa për të mbetur në Suharekë, ka gjasa edhe për tu larguar, pasi ofertat e larta financiare janë duke i tunduar dyshen në fjalë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.