Prishtinë(AsistiOnline) – Kanë mbetur edhe pak ditë nga dueli ndërkombëtar i Përfaqësueses A të Kosovës ndaj Danimarkës.
Kjo sfidë është e fundit në grupin C të parakualifikimeve për Eurobasket 2025 dhe me fitore, ekipi ynë do të shpresonte në kalim për kualifikime.
Basketbollistët e Kosovës janë duke u stërvitur bashkë prej kohësh nën-urdhërat e selektorit grek, Christos Marmarinos, derisa i gjithë grupi është shprehur i gatshëm dhe i motivuar për rezultat pozitiv.
Ndeshja mes Kosovës dhe Danimarkës zhvillohet me 30 qeshor, apo këtë të enjte nga ora 19:00 në ”Arena Naestved”.
Në duelin e parë mes dy Përfaqësueseve i zhvilluar në Prishtinë, kishte triumfuar Kosova me rezultatin 78-73 dhe shpresohet se ky sukses do të përsëritet edhe në udhëtim.
Lista e gjerë:
Valon Bunjaku
Amin Hot
Etnik Peci
Dardan Berisha
Mikaile Tmusic
Altin Morina
Meriton Ismaili
Ardit Pepaj
Drilon Hajrizi
Muhamedali Janjeva
Rron Ukaj
Samir Zekiqi
Gezim Morina
Fisnik Rugova
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.