Basketboll

KOSOVA (F) PËSON HUMBJEN E DYTË NË EVROPIAN

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës A te femrat e ka pësuar humbjen e dytë në Kampionatin Evropian për shtetet në zhvillim.

Vashat e Kosovës janë mposhtur para pak çasteve nga Qipro me shifrat e përgjithshme 67-88.

Përpos çerekut të parë që ishte më i baraspeshuar (17-18) në periodat e tjera, vashat vendase të Qipros e kishin komplet duelin nën-kontroll (16-22, 20-23, 14-25) dhe fituan me meritë.

Era Shatri me 17 pikë, Astera Tuhina me 16 dhe Saranda Daci me 15 sosh, ishin tri lojtaret që realizuan pikë dyshifrore te Kosova sot, por s’mjaftuan për fitore.

Te Qipro në fitore u dalluan, Andriana Kasapi e Eleni Pilakouta me nga 15 pikë.

Duelin e katërt në këtë Evropian, Kosova e zhvillon me 2 korrik ndaj Norvegjisë.

Deri tani, Kosova në këtë Evropian ka bilanc prej 2 humbjeve e 1 fitore.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.