Basketboll

KOSOVA U-18 (M) INTENSIFIKON STËRVITJET PARA EVROPIANIT NË RUMANI

Sot në Mitrovicë është ri-grumbulluar Kosova U18 në konkurrencën e meshkujve.

Përzgjedhësi i kësaj grupmoshe, Ilir Selmani ka ftuar 16 basketbollistë, ku më pas lista do të shkurtohet në 12 lojtarë.

Stërvitjet nga sot do të mbahen dy herë në ditë për të qenë sa më ta gatshëm për garat ndërkombëtare. Nga ora u zhvillua stërvitja e parë, kurse nga ora 18:00, stërvitja e dytë.

Kosova U18 te meshkujt do të jetë në grup me Holandën, Bosnja e Hercegovinën, Bullgarinë, Gjeorgjinë dhe Norvegjinë. Garat mbahen në Oradea të Rumanisë nga 29 Korriku deri më 7 Gusht.

Lista e gjerë

  1. Anes Gashi
  2. Ergyn Rushiti
  3. Jon Ismajli
  4. Eliot Peci
  5. Norik Binqe
  6. Eris Zeneli
  7. Bardh Istrefi
  8. Dardan Maxharaj
  9. Ajdan Kololli
  10. Drinor Gerxhaliu
  11. Olsi Kurtaj
  12. Arlind Konjuhi
  13. Ismajl Voca
  14. Rron Dahsyla
  15. 15.Albin Gashi
  16. Paraart Zeqiri

Komentet janë të mbyllura.