Prishtinë(AsistiOnline) – Vazhdojnë risitë pozitive te Trepça e Mitrovicës.
Së fundmi skuadra mitrovicase ka prezantuar edhe një transfer të huaj.
Clevon Brown është emri i lojtarit që përforcon radhët e Trepçës, ai është i gjatë 203 centimetra dhe luan në pozitat 4/5.
Brown së fundmi ka luajtur në Ligën e parë të Australisë me ekipin e Mount Gambier në 7 ndeshje me mesatare prej 9 pikëve e 7.3 kërcimeve për ndeshje.
Para kalimit në Australi, Brown kishte luajtur për kolegjin amerikan nga NCAA1 ”Florida International University Golden Panthers.
Numri i transfereve te Trepça deri tani shkon në katër, së bashku me Erjon Kastratin, Mikaile Tmusiqin dhe Jahsim Floydin.
Mitrovicasit kanë vazhduar bashkëpunimin edhe me trajnerin, Lyubomir Minchev dhe lojtarët, Drilon Hajrizi, Amin Hot, Valdrin Haxhiu e Samir Zekiqi.
/AsistiOnline.com/



