ERGJAN OSMANI TE DARUSSAFAKA
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti shqiptar, Ergjan Osmani është bërë me skuadër të re në elitën turke.
Osmani ka nënshkruajtur me skuadrën e madhe nga Stambolli, Darussafaka.
Lojtari kuqezi me prejardhje nga Bajram Curri, ka nënshkruajtur marrëveshje 2-vjeçare me ekipin turk, ka njoftuar ky i fundit nëpërmjet një njotimi.
Ergjan Osmani është i lindur më 4 gusht 1998 në Shqipëri, ai është i gjatë 2.13 metra dhe luan në pozitën e qendrës. Osmani, u zhvillua si lojtar në klubin e Banvitit, luajti te kjo skuadër për katër sezone 2014-2020. Më pas u transferua te Beshiktashi në vitin 2020, ku djersiti fanellën bardhezi në dy sezonet e fundit.
Osmani te Beshiktashi kishte mesatare prej 10 pikëve, 4.5 kërcimeve dhe 1 asisti në 22 ndeshje që zhvilloi në elitën turke, gjersa me Beshiktashin u paraqit edhe në Ligën e Kampionëve me mesatare prej 6.8 pikëve, 3.8 kërcimeve dhe 1.4 asisteve në 8 ndeshje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.