Basketboll

KOSOVA (U20 – F) E MBYLL FAZËN GRUPORE ME DISFATË TË THELLË NGA RUMANIA

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U20 te femrat e ka mbyllur fazën grupore të Evropianit me disfatë të thellë.

Vashat kosovare janë mposhtur çaste më parë nga Rumania me epilogun final 85-64.

Të gjitha periodat e duelit i takuan Rumanisë (17-14, 16-14, 31-17, 21-19) për të fituar në fund duelin me meritë e ekipi kosovar përveç pjesës së parë ku u mbajt deri diku në pjesën e dytë ra nga sistemi krejtësisht.

Agnesa Rrahmani me 22 pikë e Sara Vraniqi me 14 sosh, ishin dy lojtaret e vetme te Kosova që realizuan pikë dyshifrore sonte.

Te Rumania në fitore u dalluan, Anisia Croitoru me 19 pikë e Catalina lon me 14 pikë.

Kosova e mbyll fazën grupore me 3 humbje e 1 fitore, derisa tash do të luajë për rangim final, gjatë ditëve në vijim.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.