EKSKLUZIVE: KËTO PESË KLUBE KËRKESË FBK-SË PËR NDRYSHIMIN E RREGULLIT PËR TË HUAJT
Prishtinë(AsistiOnline) – Nisma për ndryshimin e rregullit për lojtarët e huaj në Kosovë, duket se nuk e ka në plan të ndalet.
Një ide e tillë duket se po kërkohet me ngulm nga pjesa më e madhe e klubeve elitare të basketbollit të Kosovës që me arsyetimin se çmimet e larta të lojtarëve vendorë dhe mungesa e tyre, po i detyrojnë të kërkojnë një gjë të tillë.
Sipas burimeve të AsistiOnline.com, Prishtina, Peja, Bashkimi, Prizreni 16 dhe Rahoveci, së fundmi kanë mbajtur edhe një takim ku janë dakorduar që të kërkojnë nga FBK-ja, ndryshimin e rregullit për të huaj (4+1, katër lojtarë në parket e një me mundësi ndërrimi).
Po të njëjtat burime i kanë thënë AsistitOnline, se në rast mos-plotësimi të kësaj kërkese nga ana e FBK-së, klubet e lartëcekura po e mendojnë njëzëri edhe bojkotimin e garave për edicionin e ri.
Mbetet të shihet gjatë ditëve në vijim se cilat do jenë zhvillimet rreth kësaj çështje e cila duket tejet dramatike dhe natyrisht që AsistiOnline.com do të ju mbajë të informuar për gjithçka që ndodhë në kohën reale.
/AsistiOnline.com/
Lexo edhe:
KËRKOHET SHTIMI I NUMRIT TË LOJTARËVE TË HUAJ, QËNDRIME TË NDRYSHME NGA FBK DHE KLUBET
Komentet janë të mbyllura.