Basketboll

KOSOVA U20 (M) E FITON DUELIN NDAJ RUMANISË PËR POZITAT 9-16

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U20 te meshkujt e ka fituar duelin e parë për rangim final në Kampionatin Evropian – Divizioni B, që po mbahet në Gjeorgji.

Djelmoshat tanë çaste më parë triumfuan ndaj Rumanisë me shifrat e ngushta 79-82.

Pjesa e parë ishte vendimtare për triumfin e Kosovës në këtë duel (27-28, 14-19), derisa në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e ngushtë (17-14, 21-21), por dallimi nga gjysmëpjesa e parë e lojës e nxori fituesin.

Don Polloshka edhe sot ishte lojtari kryesor i Kosovës me 17 pikë, 3 asiste, 3 kërcime e 3 vjedhje topash, derisa u ndihmua edhe nga Bardh Istrefi me 13 pikë, Denis Zenelaj me 12, si dhe Visar Ejupi e Dion Sheqiri me nga 10 sosh secili.

Te rumunët, Stefan Grasu kishte 19 pikë e Matei Bodea shtoi 13 sosh.

2 ditë para përfundimit të këtij turneu, Kosova ka 2 fitore e 3 humbje, derisa kundërshtarin e radhës e mëson sot gjatë ditës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.