Basketboll

E TRETA E VËRTETA: RAHOVECI ARRIN FINALEN HISTORIKE

Prishtinë (AsistiOnline) – Rahoveci ka arritur suksesin historik të klubit, duke u kualifikuar në finale të ”Play Off”-it të Superligës së basketbollit kosovar.

Ekipi që sivjet po drejtohet nga tekniku pejan Bujar Loci me shumë sukses. Ka mposhtur Golden Eagle Yllin edhe në ndeshjen e tretë dhe kështu ka arritur finalen e Superligës, që njëherazi historike për klubin ”vreshtarë”.

Sa i përket ndeshjes së sontme, ndeshja nisi si zakonisht shumë fuqishëm nga të dyja ekipet që luanin kujdesshëm me Yllin që e mbylli çerekun e parë minimalisht në avantazh 16-18. E në çerekun e dytë Rahoveci e morri kontrollin e ndeshjes duke mbyllur pjesën e parë në avantazh 35-31.

Në pjesën e dytë, Rahoveci shpërtheu edhe më shumë e Ylli fare ta gjente qetësinë në ekip. Si pasojë e kësaj Rahoveci mbylli çerekun e tretë 59-51. Dhe krejtë në fund, çereku i katërt ishte fatal për therandasit që pësuan thellë me shifrat 84-70.

Më efikasët në fitoren historike të Rahovecit sonte ishin, Super-Fred Richardson me plotë 35 pikë, Arian Qallaku me 15 pikë, Deshon Minnis me double, double(12pk, 12krc).

Tek Ylli nuk mjaftuan për fitore, double, double i Bambale Osbyt(22pk, 13krc), poashtu Alban Veseli me double, double(19pk, 10krc), si dhe Garrius Holloman me 11 pikë.

Me këtë fitore ndaj Yllit dhe në seri të përgjithshme 3-0, Rahoveci arrin finalen e Superligës atje ku e pret Z Mobile Prishtina.

Komentet janë të mbyllura.