Basketboll

ZYRTARE: DAVONTE LACY BASKETBOLLISTI I ”PARË” I HUAJ I BASHKIMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit e ka zyrtarizuar transferin e parë të huaj për edicionin e ri të garave.

Prizrenasit kanë nënshkruajtur me fundorin amerikan, DaVonte Lacy.

Lojtari në fjalë është i gjatë 1.93 centimetra dhe së fundmi është paraqitur në Bundesliga 2 të Gjermanisë me skuadrën Jena, tek të cilët ka luajtur me mesatare prej 10.4 pikëve, 2.3 asisteve e 2.4 kërcimeve.

Përpos Gjermanisë ku ka luajtur në disa ekipe (Ehingen, Karlsruhe, USC Heidelberg), Lacy është paraqitur edhe në Austri (Vienna dhe Gussing), Turqi te Merkezefendi, në Holandë te Donari dhe në Sllovaki te Levice.

Deri tani, zyrtarisht 29 vjeçari Lacy, është lojtari i parë i huaj i konfirmuar te Bashkimi, por siç ka mësuar ekskluzivisht AsistiOnline.com edhe Fahro Alihoxhiq, tashmë është lojtar i prizrenasve dhe shpejtë pritet të konfirmohet nga faqja zyrtare.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.