Basketboll

KOSOVA U18 (M) MPOSHTET THELLË EDHE NGA BOSNJE HERCEGOVINA

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U18 te meshkujt, ka pësuar disfatën e pestë me radhë në Kampionatin Evropian – Divizioni B.

Ekipi i ynë sot pësoi thellë nga Bosnje Hercegovina me rezultat të përgjithshëm 58-90.

Për të qenë realistë, as kjo ndeshje nuk kishte histori me ekipin boshnjak që e dominoi tërë rrjedhën (11-23, 14-24, 16-23, 17-20) dhe e fitoi duelin pa telashe.

Te Kosova sot, vetëm Bardh Istrefi realizoi pikë dyshifrore me 33 pikë, por kishte edhe 11 kërcime.

Me këtë humbje dhe 5 disfata nga 5 ndeshje të luajtura, Kosova e mbylli fazën grupore të Kampionatin Evropian – Divizioni B që po mbahet në Ploiesti të Rumanisë.

Ekipi ynë tash i zhvillon ndeshjet për rangim final.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.