Basketboll

ERGIN ATAMAN E FTON ERGJAN OSMANIN NË GRUMBULLIMIN E GJERË TË TURQISË

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti me prejardhje shqiptare, Ergjan Osmani është ftuar në grumbullimin e gjerë me Turqinë.

Kombëtarja e fuqishme turke është grumbulluar për duelet e vlefshme kualifikuese për Kupën e Botës që mbahen gjatë këtij muaji dhe poashtu për Eurobasketin i cili mbahet gjatë muajit shtator.

Faqja zyrtare e Federatës së Basketbollit të Turqisë i ka bërë një përshkrim të veçantë, lojtarit shqiptar që për herë të parë do e veshë fanelën turke.

Ergjan Osmani është inkuadruar në grumbullimin e gjerë të Kombëtares sonë A për meshkuj. Osmani, do të vesh fanelën me status turk me lejen e FIBA-s, do të jetë pjesë e skuadrës së gjerë të yjeve që do të garojnë në Kualifikimet e Kupës së Botës FIBA 2023 dhe do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian FIBA 2022. 

Ergjan Osmani, i cili ka lindur më 4 gusht 1998 në Shqipëri, ka filluar të luajë basketboll në infrastrukturën e Klubit Sportiv Bandırma në vitin 2013. Për shkak të mbylljes së Klubit të Basketbollit Bandırma në vitin 2020, Osmani vazhdoi karrierën me Ekipin e Basketbollit Beşiktaş në Superligën e Turqisë dhe FIBA Champions League. Si Federatë e Basketbollit të Turqisë, Ergjan Osmanit i urojmë suksese nën fanelën e yjeve tona”, shkruan njoftimi i FBT-së.
Të kujtojmë se AsistiOnline.com vazhdimisht ka raportuar për paraqitjet e Ergjanit i cili në Turqi kaloi nga skuadra prizrenase, Junior 06 e drejtuar nga Ramush Rushiti e transferi atje u realizua edhe falë ish-basketbollistit të famshëm kosovar, që luajti për vite me radhë në Turqi, Yll Kaçaniku që tash respektohet si figurë e vlerësuar në basketbollin turk.
Në edicionin e ri në nivel klubesh, Ergjani do të paraqitet me Darussafakan.
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.