TURQIA MPOSHTET NGA SERBIA, ATAMAN I BESON ERGJAN OSMANIT NË MOMENTET VENDIMTARE
Prishtinë(AsistiOnline) – Shqiptari nga Bajram Curri, Ergjan Osmani ka qenë përsëri në pesëshen e parë të Turqisë dje ndaj Serbisë.
Kjo e fundit e mposhti Turqinë në dritaren e dytë të kualifikimeve për Botërorin 2022, 72-79, gjersa rrjedha e ndeshjes ishte tepër interesante.
Ajo çfarë vlen të ceket nga ky takim, është performanca bravoroze e Ergjan Osmanit që përpos lojës si startues, ishte goxha efektiv në mbrojtje në momentet vendimtare për çka, dy herë kampioni i Euroligës, Ergin Ataman i besoi plotësisht.
Kjo humbje i vështirëson tejet shumë gjasat e Turqisë për pjesëmarrje në Botëror, ngase pas 6 ndeshjeve, ekipi ka vetëm 2 fitore e 4 humbje e dy ndeshjet e radhës i zhvillon në nëtor ndaj Belgjikës dhe Serbisë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.