Basketboll

EKSKLUZIVE: KWAME VAUGHN DREJT RIKTHIMIT NË BASKETBOLLIN E KOSOVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti amerikan, Kwame Vaughn mund të rikthehet në basketbollin e Kosovës përsëri.

Fundori 32 vjeç, siç ka mësuar AsistiOnline.com është afër marrëveshjes me kampionin aktual të vendit, Golden Eagle Yllin.

Vaughn që para dy stinorëve kishte luajtur me Ponte Prizrenin, vitin e kaluar u paraqit në Izrael me Maccabi Haifan atje ku luajti me mesatare impresive, sidomos të pikëve prej 23 pikë, por edhe 4.9 asisteve e 3.9 kërcimeve për ndeshje.

Vaughn me Maccabi Haifan ishte paraqitur edhe në Ligën Ballkanike, duke arritur deri në finale të garës, por që aty ishin eleminuar nga ekipi tjetër izraelit, Galil Elion.

Plejmejkeri amerikan ka karrierë të jashtëzakonshme në basketbollin evropian me skuadrat si: Maccabi Ironi, Ironi Nahariya, Maccabi Haifa (Izrael), Antwerp (Belgjikë), ASVEL (Francë), Skylinders Frankfurt (Gjermani), Aris (Greqi), Parizan (Serbi), Zara (Kroaci), gjersa ka luajtur edhe në Kosovë me Ponte Pri.

Vlen të ceket përvoja e tij në ABA Ligë me Partizanin e Beogradit më 2017, ku ka luajtur me mesatare, 11.7 pikë, 4.3 asiste e 2.8 kërcime. Vaughn ka luajtur në ABA Ligë edhe me Zarën kroate në stinorin 2018/19 me mesatare, 13.3 pikë, 3.2 asiste e 2.4 kërcime për ndeshje

Ky lojtar në basketbollin evropian kishte zbarkuar nga liga e kolegjeve amerikane, NCAA1, konkretisht nga skuadra, ”California State University”.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.