SHTETI I TYRE PO BOMBARDOHET, UKRAINA GJEN FORCË DHE NIS EUROBASKETIN ME FITORE TË THELLË
Prishtinë(AsistiOnline) – Ukraina e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, Kampionatin Evropian që filloi dje.
Edhe pse shteti i tyre është duke pësuar luftime masive nga Rusia, basketbollistët e Ukrainës sot gjetën forcë ta mposhtin Britaninë e Madhe 90-61.
Sviatoslav Mykhailiuk që luan në NBA me 17 pikë dhe Alex Len që poashtu luan në NBA me 13 pikë, ishin dyshja kryesore e ukrainasve në këtë fitore.
Gjersa te Britania e Madhe, Luke Nelson me 16 pikë e Myles Hesson me 10 sosh, ishin dy individët që treguan lojë të mirë.
Në xhiron e dytë, Ukraina luan me Estoninë e Britania e Madhe ndeshet me Kroacinë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.