EDO PËR ASISTIN: KËRKOJMË RIKTHIMIN E TITULLIT NË KRYEQYTET, POR KUJDES NDAJ RAHOVECIT
Prishtinë (AsistiOnline) – Kapiteni legjendar i klubit të Prishtinës, Edmond Azemi ka folur ekskluzivisht për AsistiOnline, para përballjes së parë finale që ekipi i tij e luan sonte ndaj Rahovecit.
Edo është shprehur optimist para përballjes së sontme ndaj Rahovecit, por ka thënë se ekipi i tij, duhet të jetë shumë i kujdesshëm, sepse Rahoveci është ekip shumë i papërshtatshëm.
”Ne jemi maksimalisht të përgatitur për këtë lojë por edhe ndeshjet e tjera të finales. E dimë që nuk ka me qenë loja e lehtë, sepse ”Play Off”-i është krejt diçka tjetër, vendoset kush ka me qenë kampion. Por tek ne, të gjithë lojtarët janë të motivuar dhe të përgaditur, kemi pak probleme me lëndime, personalisht une si kapiten dhe Dardani. Por besojmë qe do ti ndihmojmë ekipit aq sa mundemi”.
Edo foli edhe për ekipin kundërshtarë të finales, duke thënë se duhet ta respektojnë një ekip si Rahoveci, sepse nuk ka arritur rastësisht në finale.
”Për mua Rahoveci ka ekipin e mirë, normal që i mungojnë lojtarët vendorët më cilësorë, por prapë se prapë po luajnë mirë dhe mund ta befasojë çdo ekip në Kosovë. Unë besoj që kjo finale për neve nuk ka me qenë e lehtë edhe pse e kemi përparësi fushën tonë. Duhet të kemi kujdes, sepse ekipa e Rahovecit është e papërshatshme”, tha për AsistiOnline kapiteni legjendar i kryeqytetasve.
Komentet janë të mbyllura.