Basketboll

KAPITENI I RAHOVECIT, OPTIMIST PARA FINALES NDAJ PRISHTINËS

Prishtinë (AsistiOnline) – Para finales së ”Play Off”-it të Superligës, AsistiOnline ka marrë prononcim edhe të kapiteni të Rahovecit, Arian Qallaku i cili shihet tejet optimist para finaleve ndaj Prishtinës.

Qollaku që ka marrë shiritin e kapitenit tek Rahoveci, pas lëndimit të Rron Grapcit, është shprehur tejet optimist për skuadrën e tij, duke besuar në fitore.

Po sigurisht për klubin e Rahovecit, është një finale historike pasi dihet që është hera e parë që gjendet në finale të ”Play Off”-it. Prishtina dihet që është favorite por pavarësisht kësaj ne do të mundohemi që të paraqitemi në mënyrën më të mirë të mundshme. Besoj se jemi në një ritëm të lojërave të mira, këtë do të mundohemi që edhe sonte dhe në finalet e tjera ta tregojmë”, tha Qallaku ekskluzivisht për AsistiOnline.

Rahoveci shkruajti historinë e klubit, pasiqë për herë arriti në finale të Superligës së basketbollit kosovar, ku sonte do të ndeshet me Prishtinën.

Komentet janë të mbyllura.