MULAOMEROVIQ ME KROACINË KALON TUTJE ME FITORE NË EUROBASKET
Prishtinë(AsistiOnline) – Kroacia e ka mbyllur me fitore fazën e grupore të Eurobasket 2022.
Kombëtarja që drejtohet nga Damir Mulaomeroviq, ish-selektor i Kosovës dhe ish-trajner i Prishtinës, sot e mposhti Ukrainën 90-85.
Bojan Bogdanovic me 27 pikë, sot ishte më i miri te kroatët, derisa u ndihmua edhe nga Dominik Mavra me 13 pikë e Krunoslav Simon me 11 sosh.
Te Ukraina nuk mjaftuan për fiore, Volodymyr Gerun me 21 pikë e as Bogdan Bliznyuk me 16 sosh.
Që të dyja ekipet e kanë siguruar fazëne dytë të Eurobasketit 2022.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.