Basketboll

BASHKIMI E NIS ME ‘KËMBË’ TË MBARË, DUKE E MPOSHTUR VËLLAZNIMIN E RIKTHYER NË ELITË

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit e ka nisur me fitore stinorin e ri të garave në Prince Caffe Superligën e Kosovës.

‘Arpagjikët’ e mposhtën sonte në shtëpinë e tyre në ”Sezai Surroi”, ekipin e rikthyer në elitë Vëllaznimin me shifrat e përgjithshme 71-60.

Rrjedha e ndeshjes nuk ishte edhe aq interesante me vendasit që kontrolluan pothuajse të gjitha periodat e ndeshjes (18-10-23-19, 16-13) me përjashtim të asaj të fundit (14-18), për çka edhe arritën fitore meritore.

Fahro Alihoxhiq realizoi double-double prej 14 pikëve e 11 kërcimeve në fitoren e Bashkimit sonte, derisa Fis Rugova kishte 12 pikë e Davone Lacy 11 sosh.

Te Vëllaznimi në duelin e parë të stinorit u dalluan, Burim Zekiqi e Atik Koshi me nga 14 pikë, si dhe Jordan Harris me 12 pikë e Damonte Dodd me 11 sosh.

Vlen të ceket se te Vëllaznimi sot munguan dy lojtarë të huaj.

Në xhiron e ardhshme, Bashkimi luan me Trepçën e Vëllaznimi e pret Rahovecin.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.