Franca e demolon Poloninë, rikthehet pas 9 viteve në finale të Eurobasketit
Prishtinë(AsistiOnline) – Franca është skuadra e parë finaliste e Eurobasket 2022.
Ekipi i drejtuar nga selektori Vincent Collet, sot e mposhti Poloninë në gjysmëfinale të Eurobasketit pa asnjë problem dhe me rezultat të thellë 54-95.
Realisht, kjo ndeshje nuk kishte ndonjë historik me ‘gjelat’ që e dominuan në tërësi takimin dhe për çdo periodë e thelluan avantazhin, për të arritur në fund fitore demoluese.
I gjithë ekipi i Francës sot realizoi pikëe u dalluan me pikë dyshifrore, Guerschon Yabusele me 22 pikë, si dhe Elie Okobo e Evan Fournier me nga 10 pikë.
Te Polonia asnjë lojtar nuk arriti pikë dyshifrore sot.
Në finale, Franca takohet me fituesin e sfidës gjysmëfinale, Gjermani – Spanjë.
Ndërsa, Polonia e drejtuar nga ish-basketbollisti i Trepçës Igor Miliçiq, eliminohet këtu, por patjetër duhet cekur se kjo Kombëtare sivjet ishte befasi e dorës së parë dhe arriti që pas 51 viteve të kthehet në një fazë të tillë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.