Maxhuni tregon se cila skuadër kosovare mund të ketë sukses në garat evropiane
Prishtinë(AsistiOnline) – Veterani i basketbollit kosovar, Bekim Maxhuni e ka dhënë opinionin e tij në lidhje me rezultatet e skuadrave kosovare.
Maxhuni është shprehur pesimist në lidhje me rezultatet e tyre, përjashto këtu Trepçën e cila thotë se ka një ekip më të përgatitur.
”Unë mendoj që Trepça pak a shumë ka një pozitivitet, pruarje dhe motiv që të jetë e para dhe të ketë fitore, por për Golden Eagle Yllin, mendoj se ka probleme të brendshme që pruarja e lojtarëve jo-adekuat, pastaj edhe trajneri – ardhja e tij e vonshme, të gjitha këto do të ndikojnë dhe unë nuk pres diçka shumë prej udhëtimit që do të jetë në Portugali. Prishtina, për mua çdoherë ka qenë e paparashikueshme, një lojë mundet të luajë mirë, dhjetë ti luajë dobët edhe pse dihet se bëhet fjalë që është vështirë me ekipet që do të garojë në turneun kualifikues dhe nuk pres që Prishtina të korrë ndonjë fitore. Po sidoqoftë e vetmja shpresë për mua është te Trepça, që edhe kur kihet parasysh terreni vendas, motivimi i lojtarëve dhe ata shikues të mrekullueshëm që dinë të motivojnë, shpresoj që Trepça fiton, por edhe nëse humbë, asgjë nuk është”, tha Maxhuni.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.