Prishtina vazhdon formën e mirë, mposht Vëllaznimin dhe ia shkakton disfatën e dytë
Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina e ka vazhduar formën e mirë në stinorin e ri të elitës së basketbollit kosovar.
Kryeqytetasit sonte e kanë mposhtur Vëllaznimin me shifrat e thella 99-81.
Në fakt ndeshja ishte goxha interesante me mysafirët që fituan periodën e parë (24-26), derisa në të dytin Prishtina hyri furishëm duke e fituar atë (38-14) dhe shkoi në pushim mes pjesëve me avantazh të thellë 62-40.
Pikërisht çereku i dytë i ndeshjes ishte fatal për gjakovarët sonte që fituan çerekun e tretë (15-21), derisa i katërti i takoi minimalisht Prishtinës dhe kështu kjo e fundit iu gëzua fitores.
Dustin Thomas ishte fantastik në fitoren e Prishtinës sonte me 32 pikë, por mori ndihmë edhe nga Dardan Berisha që shënoi 17 pikë, Derrick Wilson 13 e Jetmir Zeqiri 10 sosh.
Te Vëllaznimi me lojë të mirë u dalluan, Damonte Dodd me 15 pikë, Jordan Harris me 14 dhe Anthony Adger me 12 sosh.
Pas xhiros së tretë, Prishtina numëron 2 fitore e 1 humbje, ndërsa Vëllaznimi 2 humbje e 1 fitore.
Në xhiron e ardhshme, Prishtina i shkon Trepçës e Vëllaznimi e pret Pejën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.