Pas stinorit zhgënjyes në Superligë, Drita e fillon Ligën e parë me fitore
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra gjilanase, Drita e ka filluar stinorin në Ligën e parë me fitore.
Pas rënies nga Superliga për në Ligën e parë, sonte gjilanasit e mposhtën Prishtinën e Re me rezultat final 89-77.
Kapiteni Qëndrim Demi me 21 pikë dhe Bardh Jakupi me 19 sosh, ishin dy prej individëve më të dalluar te gjilanasit në këtë fitore.
Te Prishtina e Re, s’mjaftoi për fitore performanca fantastike e Art Islamajt që realizoi 35 pikë e 9 kërcime.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.