Zyrtare: Ekrem Memnun merr drejtimin e Përfaqësueses turke për femra
Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-trajneri i Sigal Prishtinës në fillim të këtij stinori, Ekrem Memnun ka gjetur angazhman të ri.
Trajneri 53 vjeçar, ka marrë drejtimin e Përfaqësueses turke A tek femrat.
Kështu ka bërë të ditur sot nëpërmjet një njoftimi, vet Federata e Basketbollit e Turqisë, “Mirësevini Ekrem Memnun. I urojmë suksese Ekrem Memnunit, Kryetrajnerit të ri të Kombëtares së Femrave”, shkruan në postimin e tyre të pak çasteve më parë.
Të kujtojmë se Memnun këtë edicion e nisi si trajner i skuadrës së Prishtinës në Kosovë, por pas vetëm një ndeshje dha dorëheqje nga posti i trajnerit, siç u tha nga klubi për arsyje private.
Memnun e kishte drejtuar po të njejtën Përfaqësuese edhe gjatë viteve 2015-2018 e tash rikthehet në këtë post për të synuar suksese të reja.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.