Basketboll

SONTE FINALJA E TRETË NË KRYEQYTET

Prishtinë (AsistiOnline) – Sonte luhet ndeshja e tretë finale e  ‘’Play Off’’-it të Superligës së Basketbollit tonë.

Në këtë pjesë të serisë, Z Mobile është nikoqire e Rahovecit në Pallatin e Sporteve në Prishtinë.

Seria e fitoreve momentalisht është e barabartë 1-1, andaj me cilindo ekip që fiton avantazhi i serisë kalon në anën e tyre. Dhe normalisht që pritet një rivalitet i madh edhe sonte në kryeqytet.

Ndeshja nis në ora 20:30 dhe transmetohet direkt në Platformën më atraktive në vendin tonë, Art Motion si dhe në Klan Kosova.

Komentet janë të mbyllura.