Basketboll

Sigal Prishtina e fiton dramën ndaj Ponte Prizrenit dhe vazhdon me fitore

Prishtinë(AsistiOnline) – Ka vazhduar forma e mirë e Sigal Prishtinës edhe në xhiron e shtatë të elitës së basketbollit kosovar.

Ekipi kryeqytetas sonte e ka mposhtur në mënyrë dramatike Ponte Prizrenin 90-88.

Që në fillim ndeshja nisi shumë ngushtë me vendasit që fituan çerekun e parë 23-21, gjersa Ponte Prizreni në të dytin u këndell dhe e fitoi ngushtë atë 23-26, për të shkuar në pushim me 1 pikë avantazh (46-47).

Në pjesën e dytë, Prishtina e nisi furishëm duke e fituar çerekun e tretë dhe praktikisht këtu e fitoi lojën(26-17), çereku i fundit i takoi Ponte Prizrenit (18-24) që deri 10 skeonda para fundit e afroi maksimalisht rezultatin (89-88), por mjaftoi një gjuajtje e lirë e Dustin Thomasit nga 2 tentime, për një fitore të bardhekaltërve sonte.

Kapiteni, Dardan Berisha ishte fantastik te Prishtina sonte me 24 pikë, gjersa 21 i pati Jan Palokaj e nga 16 i shënuan edhe Lejson Zeqiri e Dustin Thomas.

Te Ponte Prizreni sonte ishin të pamjaftueshëm për fitore, Meriton Ismaili e Dachon Burke me nga 22 pikë, si dhe Wayne Arnold, Urim Zenelaj e Ivan Koljeviq me nga 12 sosh.

Pas xhiros së shtatë, Sigal Prishtina ka 5 fitore e 2 humbje, ndërsa Ponte Prizreni i ka 3 fitore e 4 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Sigal Prishtina i shkon Pejës e Ponte Prizreni e pret Trepçën.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.