Shtyerja e Superkupës: Jo vetëm Beqiragiq me Bosnjen edhe Joncevski i Trepçës në grumbullim me Maqedoninë
Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës dje njoftoi për shtyerjen e Superkupës së Kosovës edhe për një datë tjetër.
Si arsyje të shtyerjes në njoftimin e FBK-së e kanë cekur, grumbullimin e Bosnje & Hercegovinës me në krye trajnerin e Golden Eagle Yllit, Adis Beqiragiq, por duket se kjo nuk është arsyeja e vetme, shkruan AsistiOnline.com
Në grumbullim me Maqedoninë e Veriut do të jetë edhe trajneri i ri i Trepçës, Aleksandar Joncevski i cili është selektor atje dhe do ti zhvillojë me maqedonasit dy ndeshjet e radhës parakualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2025, kundër Norvegjisë dhe Danimarkës.
E në grumbullim me Kombëtaren e Bosnje e Hercegovinës me datat 7-15 Nëntor 2022, do të paraqitet kryetrajneri i Golden Eagle Yllit, Adis Beqiragiq së bashku me lojtarin e të njëjtit ekip, Ismet Sejfiç në duelet e këtij shteti për kualifikimet për Kupën e Botës 2023.
Megjithatë, si arsyeje për shtyerjen e Superkupës së Kosovës, dje FBK i kishte përmendur vetëm mungesat te Ylli e duket se për mungesën e Trepçës ka qenë ndonjë lëshim teknik.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.